Jepet vendimi, i penduari Coli 10 vjet burg
17/01/2012 Banda e Durrësit, 4 burgime të përjetshme dhe 262 vjet për 12 anëtarët e grupit
TIRANE- Me katër burgime të përjetshme dhe 262 vjet burg është mbyllur procesi gjyqësor ndaj 16 të pandehurve të bandës së Durrësit. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Guri Brahimllari, ka shpallur fajtorë të gjithë të pandehurit e organizatës kriminale, duke dhënë dënime kapitale për katër prej tyre. Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kreu i bandës, Lulëzim Berisha, dhe anëtarët Endrit Dokle, Indrit Taullai dhe Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm për akuzat e krijimit të organizatave kriminale, pjesëmarrje në të, vrasje me paramendim, rrëmbim personi si dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë për 7 anëtarët e tjerë të kësaj bande gjykata ka dhënë masën e dënimit me 25 vjet burg, ndërsa për Altin Nikollën dhe Kristian Begun u dha dënimi me 20 vjet burg. Të pandehurit Ahmet Ajeti dhe Osman Karpozi u dënuan me 21 vjet burg. I vetmi që mori dënimin e ulët nga të pandehurit i bandës së Durrësit ishte i penduari i këtij procesi gjyqësor Adriatik Coli, i cili u dënua me 10 vjet heqje lirie. Ndërsa pak kohë më parë gjykata dënoi me 19 vjet burg anëtarin tjetër të kësaj bande, Bujar Gashin, i cili gjykohej veç nga anëtarët e tjerë. Të pandehurit e bandës së Durrësit u akuzuan për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje si dhe disa atentate. Banda ka vepruar që nga viti 1998 deri më 2005 në qytetin e Durrësit. Fillimisht vepronte si një e vetme, por për shkak të prishjes së pazareve të drogës u nda në dy fraksione, të cilat drejtoheshin nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu, tashmë i vrarë.
Dënimet e dhëna
1. Lulëzim Berisha - burgim të përjetshëm
2. Endrit Dokle – burgim të përjetshëm
3. Indrit Taullai – burgim të përjetshëm
4. Plaurent Dervishaj - burgim të përjetshëm
5. Dritan Coli - 10 vjet burg (i penduar)
6. Kujtim Buna - 25 vjet burg
7. Sardian Sulejmani - 25 vjet burg
8. Altin Olloni - 25 vjet burg
9. Elvin Hoxhosmani - 25 vjet burg
10. Alban Neli - 25 vjet burg
11. Selman Heti - 25 vjet burg
12. Spartak Kalthi - 25 vjet burg
13. Altin Nikolla - 20 vjet burg
14. Kristian Begu - 20 vjet burg
15. Osman Karpuzi - 21 vjet burg
16. Ahmet Ajeti - 21 vjet burg
17. Bujar Gashi - 19 vjet burg (dënuar më parë)