E ëma e Bleonës: Avokati të rishqyrtojë kërkimet
17/01/2012 Zhdukja e vogëlushes, familja kërkon ndihmë
TIRANE- Dy vjet pas zhdukjes së Bleona Matës, nëna e 7-vjeçares nga Kukësi i drejtohet për ndihmë Avokatit të Popullit. Nëna e Bleonës së humbur në malin e Zapodit të Kukësit kërkon nga Avokati i Popullit rishqyrtimin e dosjes së zhdukjes së vajzës. Bukurie Veizi thotë se ndërprerja e kërkimeve nuk duhej të kishte ndodhur edhe pasi ka dështuar gjetja e vajzës. Ajo kërkon ndihmën e institucioneve të drejtësisë për të mësuar se çka ndodhur me vajzën, që tashmë duhej të ishte 7-vjeçe. “Gjithmonë i vazhdoj kontaktet me institucionet dhe nuk më zë vendi vend për gjetjen e vajzës. Ata më thonë se ende nuk kemi një pistë të vërtetë për zhdukjen e saj, sepse ka qenë një pistë e mistershme, se ka qenë në majë të malit”, - tha Bukurie Veizi. Bleona Mata ditën që u zhduk ka qenë e shoqëruar nga halla e saj si dhe 4 kushërira, të cilat, ndonëse janë shoqëruar herë pas here në polici, nuk kanë dhënë asnjë pistë konkrete se kush mund ta ketë rrëmbyer vogëlushen. Nisur nga kjo, Bukuria thotë se, nëse institucionet nuk nxjerrin informacionin nga 5 vajzat e rritura, ajo do të bëjë vetëgjyqësi. “Dua të ma rikthejnë vajzën time, se e dinë shumë mirë ku ndodhet Bleona dhe si ndodhi rrëmbimi dhe zhdukja e saj e mistershme. Nëse ato duhet të përballen me faktin, e dinë shumë mirë njeriun që ndodhet pas atyre dhe që zhduku Bleonën”, -thotë Bukurie Mata.