E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi, Holtkemper: Shqipëria dhe Gjermania, marrëdhënie të shkëlqyera

02-07-2013 / Gazeta 55

Ministri Bumçi priti Ambasadoren gjermane, znj. Carola Müller-Holtkemper

 Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, z. Aldo Bumçi priti sot për një takim lamtumire Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, znj. Carola Müller-Holtkemper, në përfundim të misionit të saj në vendin tonë.
Ambasadorja gjermane i përcolli Ministrit Bumçi vlerësimet e saj për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit konkret mes dy vendeve tona. Ambasadorja Holtkemper falenderoi dhe i shprehu mirënjohjen e saj Ministrit Bumçi për bashkëpunimin e hapur me qeverinë shqiptare.
Nga ana e tij, Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e Gjermanisë në kuadrin dypalësh dhe më gjerë, përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, me besimin e plotë që kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›