Islami: Projekti i PS për “Rilindje” ka dështuar – morën po aq vota sa në 2009-ën

02-07-2013 / Gazeta 55
Deputeti i PD: U faktua se zgjedhjet e 2009-ës ishin korrekte
Deputeti, Kastriot Islami gjatë një bisede në studion e “ABC News” u ndal në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në analizë të këtij rezultati, Islami evidentoi faktin se në këto zgjedhje PS ka pësuar një rritje me 0.59%, ndërsa në mandate ka një mandat më shumë se në vitin 2009. Sipas tij, ky rezultatet vërteton se zgjedhjet e 2009 kanë qenë legjitime. Njëkohësisht, ky rezultat faktoi se rilindja ka dështuar, pasi PS nuk arriti të garantojë 71 vota. Gjithashtu në këtë intervistë, Islami evidentoi se nisur nga rezultati zgjedhor LSI në të gjithë vendin ka rritje nga 2.5 deri në 5 apo 6 %.