E Diel, 1 Nëntor 2026

McCormack, Berisha: Procesi zgjedhor tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri

02-07-2013 / Gazeta 55

Deklarata gjatë takimit të kryeministrit Berisha me shefen e misionit të ODIHR

Kryeministri në detyrë Sali Berisha, gjatë një takimi me shefen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR Conny McCormack, ka deklaruar se vëzhgimi i zgjedhjeve është një element themelor në garantimin e transparencës dhe të besueshmërisë së procesit zgjedhor. Kreu i qeverisë e çmoi procesin zgjedhor me standarde të larta dhe të civilizuar, si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në votim. Sipas tij, theksoi se numri i vogël i ankesave, i cili i dedikohet një procesi numërimi jashtëzakonisht transparent dhe të rregullt, është tregues për cilësinë e lartë të këtyre zgjedhjeve.
Nga ana e saj, zonja McCormack vlerësoi pozitivisht organizimin e ditës së votimit, duke theksuar se zhdukja e radhëve në votim, si pasojë e uljes së numrit të zgjedhësve për qendër votimi, ishte një përmirësim i dukshëm. Shefja e misionit të ODIHR, tha se procesi i numërimit shënoi gjithashtu përmirësim. Sipas saj, procesi zgjedhor tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›