E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE në Tiranë, kërkon garanci nga PS për axhendën europiane të Shqipërisë

02-07-2013 / Gazeta 55

Sequi: Statusi kandidat i mundshëm në dhjetor të këtij viti

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ka deklaruar sot se statusi i vendit kandidat në BE, është i mundshëm brenda këtij viti. Deklaratat e tij, kreu i delegacionit të KE i bëri pas një takimi të zhvilluar me kreun e PS, Edi Rama.  Ndërkaq, nisur nga fakti se PS ka luajtur një rol të theksuar destruktiv sa i takon frymës së integrimit, ndërsa nesër do jetë mazhoranca e vendit, Sequi kërkoi garanci që axhenda europiane të jetë kryefjalë e reformave. “Ne diskutuam për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe sfidat që ka Shqipëria përpara. Ne diskutuam se axhenda europiane është në krye të axhendës së qeverisë së re. Unë i theksova zotit Rama mbështetjen e Bashkimit Europian në mënyrë që të vihet në zbatim kjo axhendë.  Diskutuam faktin që qeveria e re duhet të punojë fort për të vënë në zbatim këtë axhendë dhe këto nevoja, edhe mënyrën se si do të ndodhë kjo”- tha Sequi.
I pyetur nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor, ambasadori Sequi se kjo do të varet nga përmbushja e kërkesave nga vendi ynë.
“Është vështirë të bëhen parashikime. Procesi i integrimit bazohet tek merita dhe nuk është hera e parë që unë e përsëris këtë. Ky proces ka rregulla të qarta dhe të njëjta për të gjitha vendet aspirante. Ato që mund të them unë janë dy gjëra: Unë kam besim të plotë që Shqipëria i ka potencialet në mënyrë që të arrihet në këtë proces në kohën e duhur. Unë shpresoj që statusi i vendit kandidat të jetë edhe arritja e parë në këtë rrugëtim dhe që sipas mendimin tim do të jetë edhe një hap motivues për Shqipërinë”- shtoi Sequi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›