E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: "Moskandimi, Rama frikacak"

Partia Demokratike e krahasoi veprimin e Edi Rames per te mos u bere pjese e listave per deputet me ate te ish-presidentit komunist te vendit, Ramiz Alise. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli duke komentuar listat e kandidaturave te PS theksoi se nuk ishte normale mosperfshirja e kryetarit dhe ish-kryetarit te socialisteve ne keto lista. "Edi Rama pas 20 vitesh pluralizmi vendosi te shpalle garen elektorale te PS pa udheheqesin e saj. Edi Rama perseriti vitin '91 te Ramiz Alise, kur ai per te mos humbur karrigen e Presidentit hapi garen elektorale pa perfshire Sekretarin e Pare te Partise Politike qe drejtonte", deklaroi Mehilli. Sipas saj, ky veprim i Rames ka ardhur per te mos cenuar interesat e tij korruptimeve te lidhura ngushte me lejet e ndertimit ne bashkine e Tiranes. "Duke denuar me forcen me te madhe kete qendrim primitiv, arkaik prej frikacaku te Edi Rames, PD garanton zgjedhesit shqiptare se programi i saj elektoral do te misheroje interesat dhe aspiratat e tyre", tha Mehilli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›