E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumci: Mitingu i opozites, matje e forcave mes PS-LSI

Fatjona Mejdini

Demokratet kane gjetur nje menyre tjeter falenderimi per diten e nje-vjetorit te tragjedise se Gerdecit, vleresimin jo per pjesemarresit, por per bojkotuesit e protestave ne kete dite. Nderkohe qe vete mitingun e opozites e cilesoi si nje demonstrim force mes dy partive opozitare. Partia Demokratike nepermjet zedhenesit te grupit te saj parlamentar, Aldo Bumci falenderoi te gjithe banoret e Tiranes dhe te Gerdecit, te cilet nuk u manipuluan nga opozita, e cila dy dite me pare organizoi tubime ne kuader te nje-vjetorit te tragjedise se Gerdecit. Ne nje deklarate per mediat, deputeti i PD-se, Bumci deklaroi se me refuzimin per te marre pjese ne keto tubime, qytetaret e Tiranes i dhane leksionin e merituar kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Qe sipas Bumcit, qellimi i kryesocialistit ishte manipulimi politik i kujtimit te viktimave, te tragjedise se rende te Gerdecit. "Qytetaret e Tiranes me mospjesemarrjen e tyre i dhane Edi Rames, njeriut te mitingjeve funebre politike, leksionin qe meritonte", deklaroi zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci. I cili ka shtuar se pjesemarresit ne miting ishin militante te ketyre partive politike, te mbledhura nga te gjitha rrethet e vendit. Ne deklaraten e tij ne emer te demokrateve, ai i cilesoi mitingjet e dy diteve me pare si te deshtuara. Bumci tha se ne vend te nje tubimi per te perkujtuar viktimat, opozita me mitingjet e djeshme, tregoi edhe njehere perpara shqiptareve percarjen e saj. Sipas Bumcit, tubimet e djeshme nuk ishin gje tjeter, vecse nje demonstrim forcash mes partive opozitare, per te cilat ky ishte aspekti me i rendesishem i mitingjeve dhe jo viktimat qe humben jeten nje vit me pare. Po keshtu sipas Bumcit, me keto mitingjet partite opozitare donin edhe te eklipsonin arritjet e qeverise shqiptare dhe anetaresimin qe Shqiperia pret se shpejti per ne NATO. "Ky miting nuk kishte te bente me perkujtimin e viktimave te Gerdecit, por per te deformuar suksesin me te madh te Shqiperise dhe shqiptareve, anetaresimin e plote ne NATO, se per te zhvilluar nje beteje brenda te majtes shqiptare", deklaroi Bumci ne fjalen e tij perpara medieve. "Me Delijorgjin dhe parate e tij, ka kaluar pushime te perseritura ne hotelet me luksoze te Evropes. Nderkohe qe me Delijorgjin ka te gjithe fitimin e 30 shesheve dhe lejeve te ndertimit, te cilit qe prej nje viti nuk guxon t'i shqiptoje emrin", mbylli akuzat Bumci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›