E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Mungon vullneti i PS për miratimin e ligjit për spiunët

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ka deklaruar dje, në Kuvend, se për miratimin e ligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë është pengesë mungesa e vullnetit të opozitës. Bumçi, si relator i mazhorancës për këtë çështje tha se "17 vjet pas rënies së komunizmit, PS nuk ka vullnetin të distancohet nga e kaluara".

Duke u kthyer në retrospektivë, Bumçi tha se, "në nëntor të vitit 1995, Shqipëria ishte ndër vendet e para komuniste që e kalonte një ligj të tillë. Por, pas ardhjes të së majtës në pushtet, në vitin ‘97, ligji u degradua, duke u hequr kufizimet për shumicën e punonjësve të ish-Sigurimit të Shtetit, të hetuesve, prokurorëve, që kishin dhënë dënime me burg, duke mos pasur asnjë distancim, apo reflektim nga e kaluara". Duke fajësuar PS për mos miratim të ligjit, Bumçi tha se "ardhja e PS-së në pushtet në ‘97-ën u përdor për të rehabilituar figurat e vjetra, ata që kishin dhënë deri dje dënime me vdekje në emër të diktaturës dhe që sot japin dënime në emër të të drejtave të njeriut". Sipas tij, PS e ka të pamundur shkëputjen nga trashëgimia e partisë më staliniste të kontinentit. Bumçi tha se "kjo është hera e dytë që PS-së i jepet mundësia të distancohet nga e kaluara e saj, duke e miratuar këtë ligj".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›