E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Të kufizohet dhe imuniteti i njerëzve të gjyqësorit

Mazhoranca është e gatshme të japë konsensusin e saj për të diskutuar me partitë opozitare, me qëllim që të realizohen sa më shpejt ndryshimet e duhura në ligj për kufizimin e imunitetit të deputetëve. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, deklaroi dje se "është pikërisht koha e kufizimit të imunitetit dhe rruga më e mirë për ta bërë këtë është rruga kushtetuese, por ne presim që për këtë të shprehen vullnetet politike të të gjitha grupeve parlamentare". Sipas tij, "kjo është një iniciativë e hershme e PD-së, të paktën mbi 6 vjet të shkuara, kur ne ishim në opozitë dhe nuk kemi reshtur së kërkuari kufizimin e imunitetit të deputetit në të gjitha format e mundshme". Gjithashtu, ai ka theksuar se mazhoranca është për kufizimin e të gjitha imuniteteve, çdo imunitar në këtë vend nuk duhet të fshihet pas koracës së imunitetit, por duhet të bëhet i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›