E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saldatori nga Elbasani vdes nga korrenti në Tepelenë

Një saldator që ishte duke punuar për ndërtimin e një pike karburanti në Tepelenë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke vendosur shtizat e flamurit në një karburant në pronësi të shtetasit Elidon Malaj. Ngjarja ndodhi dje, në mesditë, në një pikë karburanti poshtë kalasë së Tepelenës. Saldatori nga Elbasani, Lorenc Topuzi, i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Elbasan, montator saldator pranë një firme që ndërton tenda, duke punuar për të vendosur tre shtylla tubo metalike, të larta 8 metra secila, të cilat shërbejnë për të vendosur flamujt që mbajnë karburantet, i ka humbur kontrolli dhe shtylla ka kapur në telat e tensionit të lartë afër këtij karburanti. Si pasojë e kontaktit të shtyllës me telat e tensionit të lartë, 20-vjeçari është përshkuar nga rryma elektrike. Ai është transportuar menjëherë për në spitalin e Tepelenës, për t‘i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por ka humbur jetën pa shkuar në sallën e reanimacionit. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja e kufomës, dhe deklarimet e para të dëshmitarëve ka rezultuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e korrentit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›