E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: “Prokuroria, e pavarur nga qeveria, e varur nga opozita dhe Edi Rama”

Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, tha në Kuvend, se “organi i akuzës, është e pavarur nga mazhoranca dhe qeveria, por për fat të keq nuk është e pavarur nga segmente të tjera si opozita dhe kryetari i saj”. Referuar akuzave ndaj ish-ministrit të PPTT-së, Lulzim Basha, për abuzime me fondet publike në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, deputeti Bumçi u ndal tek pozicioni i organit të prokurorisë në këtë çështje. “Çdo akt për ndërtimin e rrugës është një vendim kolektiv i qeverisë. Mazhoranca është për hetimin e rrugës dhe shtetin ligjor, por ne nuk mund të mbajmë gojën mbyllur kur shikojmë se si Prokuroria është kthyer në një instrument politik”, tha deputeti i PD-së.
Ai theksoi se ka kaluar faza kur institucionet e drejtësisë përdoreshin politikisht.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka kthyer në këto tre vjet më shumë ligje se sa ka kthyer në tetë vite, që është shenjë e pavarësisë dhe jo e kontrollit ndaj institucioneve. Por, shtoi deputeti Bumçi se “Prokuroria vazhdon të mbetet e varur nga segmente të tjera si opozita dhe kryetari i saj”.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›