Bumçi: Prokuroria, jo nën qeverinë
Prokuroria e Përgjithshme me ligjin e ri që do të miratohet, nuk do të jetë në varësi të Ekzekutivit.
BLEDAR HOTI
Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në një prononcim për median deklaroi se, “statusi i Prokurorisë së Përgjithshme është i përcaktuar në Kushtetutë dhe se ky institucion nuk mund të jetë në varësi të Këshillit të Ministrave”. Në lidhje me draftin që po qarkullon për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe se po tentohet të vihet në varësi të qeverisë ky institucion, Bumçi shprehet se nuk e ka parë ende atë projekt, por për çdo gjë do të kërkohet konsensusi me opozitën. “Unë nuk e kam parë draftin dhe për rrjedhojë nuk mund të shprehem për të, por mund të them se Prokuroria nuk mund të vendoset në varësi të Ekzekutivit dhe politikës, sepse modeli i saj është i sanksionuar në Kushtetutë dhe asnjë nuk mund të dalë mbi ligjin themeltar të shtetit. Debati për ta vendosur Prokurorinë në varësi të Ekzekutivit, është një debat i paqenë”, deklaroi Bumçi. Deputeti demokrat theksoi më pas se, “unë kam mësuar nga media dhe nga deklaratat e ministrit të Drejtësisë se për hartimin e këtij projektligji është bashkëpunuar me misionet e huaja të SHBA-së, Euralius, në vend dhe specialistët më të mirë vendas, si dhe përfaqësues të Prokurorisë. “Kështu që ky ndryshim kur të vijë në Kuvend do të diskutohet së bashku me opozitën dhe nuk mund të kalohet në mënyrë të njëanshëm, as për shkak të votave. Mendoj se debati është i pabazuar”, theksoi Bumçi. Ish-ministri u shpreh se maxhoranca aktuale është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me opozitën për reformat më kryesore në vend. “Reformat zgjedhore nuk mund të bëhen pa opozitën, sepse zgjedhjet janë themeli i demokracisë dhe stabilitetit politik i vendit”. tha Bumçi. Ai shtoi se pjesa thelbësore e reformës, që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, u kryen së bashku me opozitën parlamentare. “Ky është një themel shumë i rëndësishëm i reformave në vend, që nuk mund të bëhen pa opozitën, jo thjeshtë për numër votash, por për hir të çështjeve që mund të preken”. Për çështjen e reformës në sistemin e drejtësisë, sipas Bumçit, puna e Parlamentit do të fokusohet kryesisht në ligjin për administratën gjyqësore, i cili tashmë ndodhet i depozituar në Parlament. Në fillim të sesionit, Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të ketë përparësi në axhendën e punës së deputetëve.
LSI: Krerët t’u kthehen zyrave
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi krerët e shtetit për papërgjegjshmërinë e tyre duke ikur që të tre jashtë vendit. “Moskordinimi, papërgjegjshmëria dhe mungesa e pashembullt e seriozitetit e ka lënë vendin pa asnjë pikë referimi kushtetuese shtetërore. U kujtojmë zotërinjve që kanë marrë përsipër të qeverisin këtë vend, se duhet t’u kthehen sa më parë zyrave të tyre, të cilat i kanë braktisur prej kohësh, se populli nuk i ka zgjedhur dhe nuk i paguan sa ‘frëngu pulën’ ata që të flladiten të gjithë bashkë rrugëve të botës, se është Shqipëria ajo për të cilën duhet të përgjigjen”, tha Vasili.