Berisha takon Presidentin Bush në Pekin
Kryeministri Berisha takoi në Pekin presidentin amerikan Xhorxh W. Bush dhe personalitete të larta botërore.
Këto takime u bënë gjatë pritjes dhe drekës që presidenti kinez Hu Jintao organizoi me krerë shtetesh dhe personalitete të larta botërore me rastin e lojërave olimpike “Pekin 2008”. Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush dhe zonjën e Parë, Laura Bush, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti Bush u interesua gjallërisht për Shqipërinë, ndërkohë që në një gjest miqësor paraqiti si mik Kryeministrin Berisha tek Presidenti i Brazilit, Lula dhe Presidentja e Filipineve, Gloria Arroyo. Gjatë pritjes, Kryeministri takoi mikun e vjetër e të çmuar të tij dhe për mbarë shqiptarët, George Herbert Bush, Presidentin e 41-të të SHBA-ve. Pasi u përshëndetën me shumë ngrohtësi, George Herbert Bush e përgëzoi dhe vlerësoi Kryeministrin Berisha për të gjithë ndryshimet e mëdha që po përjeton Shqipëria, si dhe i përcolli Kryeministrit Berisha falënderimet për ndjenjat miqësore dhe dashurinë që shqiptarët i dëshmuan Presidentit George W. Bush në vizitën e tij në Tiranë. Kryeministri Berisha shfrytëzoi këtë rast për të ftuar George Herbert Bush të vizitojë Shqipërinë, ftesë që Presidenti Bush e pranoi me kënaqësi. Në pritje, Kryeministri Berisha u takua dhe u përshëndet me Presidentin francez Nicolas Sarkozy, të cilit Kryeministri Berisha i ripërsëriti ftesën për të vizituar Shqipërinë. Presidenti Sarcozy e siguroi Kryeministrin Berisha se ai e ka premtuar këtë dhe do ta mbajë premtimin për një vizitë në Shqipëri në kohën e parë të mundshme. Gjithashtu kreu i Ekzekutivit shqiptar u takua dhe zhvilloi biseda të përzemërta me Presidentin e Afganistanit, Hamit Karzai, me atë të Kroacisë, Stipe Mesiç; të Serbisë, Boris Tadiç; të Malit të Zi, Filip Vujanoviç; Presidentin e Bosnjës, Haris Silajxhiç; Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev; Kryeministrin e Holandës, Jan Peter Balkenende; Kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd; Presidentin e Brazilit, Lula; Kryeministrin e Japonisë, Fukuda dhe bashkëshorten e tij etj.