Letër të rinjve të vjetër
Elisa Spiropali
O të rinj të vjetër,
Po dua të sjell në vëmendjen tuaj së pari një episod të shëmtuar tepër domethënës të këtyre ditëve, i cili ndaj jush edhe ndaj të gjithëve, është po aq larg sa edhe afër.
Pothuaj të gjithë autoritarët dhe diktatorët bëjnë nga një proçkë qesharake pak pas të gjashtëdhjetave. Kjo ndodh zakonisht me shfaqjen e shenjave të një etheje egocentrike ekzibicioniste, e cila në atë moshë i kap befasisht. E bëri edhe i yni një të tillë. U la në det ta shihnin të gjithë. Demek, “unë dhe deti”, “deti dhe unë”, “unë i madhi, ju të vegjlit, bota e madhe, deti i pafundmë”, nuk jam plak i rrjedhur dhe i marrë fund si thonë disa, por një qiri i vërtetë tip rilindësi naimian; “Jam i gjallë e jam ndër jetë, jam ndë dritë të vërtetë”, demek që shkrihem duke ndritur për ju, iu respektoj ju, energjinë tuaj - sidomos energjinë, sepse atë kam pik’ të dobët - kulturën sportive, i ftoj të gjithë shqiptarët të bëjnë si unë, unë, unë etj., etj., etj., delire kryeministrore propagande kineze. Përpikmërisht kështu e bënte Mao Ce Duni. Duke kapërcyer në moshë të tij Yangtze-në, nga një breg tek tjetri. I yni këtë herë nuk mund të kapërcente në bregun tjetër. Megjithëse shumë mirë do bënte ta hidhte detin, dhe andej të mbeste, duke u harruar në muhabete për Drejtësinë, me, për shembull Berluskonin.
Çfarë keni të përbashkët ju të rinj të sfilitur me këtë episod të shëmtuar nga kryeministri ynë i vjetër? Kryeministri ynë është një i vjetër që rreh të duket i ri. Ju jeni të rinj, por dukeni të vjetër. Pra, keni të përbashkët shterjen e energjisë. Historia e vjetër dhe e re e botës është plot me shembuj të rinjsh që japin gjithçka, edhe jetën, për vetëm një fije liri më tepër. Si dhe me plot shembuj të tjerë pleqsh, që edhe botës i vënë zjarrin për një ditë pushtet më tepër. Me të dytët, pra me kolltukofagët e vjetër, jemi në rregull. Madje, më në rregull se në rregull. Episodi i mësipërm me kryeministrin, mes shumë shembujve, është një nga provat. Sa shumë të rinj të fikur! Kafenetë, këto ishuj mediokriteti dijesh, pasiviteti pune, steriliteti idesh, plot me look-e ekstravagante, krehje të çuditshme, gjeste të studiuara, mimika të kompleksuara, me muhabete sa të duash; Për dollarë, euro, menura, moda, manikyra, miq, udhëtime, viza, aeroplanë, internet, bankomatë. Pra, të gjitha rrugica, jo autostrada, gjëra të ngushta, të vogla, të zbrazëta. Pa ndezje. Pa zjarr. Pa nerv. Gjëra pa rëndësi. Fluturime të ulëta dhe të shkurtra prej lakuriqi nate.
Zyrat e administratës. Edhe në ato zyra ka të rinj. Po, ka, por nuk ndjehen. Janë ata të cilët në vend që të kacafyten me pushtetin, pushtetit i lëpihen. Prej tyre, pa asnjë përkujdesje për higjienën politike të vetvetes, veç përulësisë së pështirë ndaj pushtetit nuk dëgjohet pothuajse fare zëri buçimtar i të rinjve. Vetëm krrokamat e korbave të vjetër.
Korridoret e politikës. Edhe më beterr. Të rinj pa asnjë energji, që duken gjithë kohën sikur sapo u ka dalë gjumi i pasdites, pa asnjë lloj idealizmi, që hanë çdo lloj supe politike dhe që e vetmja gjë që dinë të bëjnë është t’i mbytin televizionet dhe gazetat me fjalët e shefave. Janë ata që në zyrat e politikës nuk ndodhen për shkak të ndonjë talenti apo prirjeje ndaj ndonjë ideali politik, por thjesht për shkak të rrethanave apo sepse atje i ka hedhur era e farefisit, ose parashuta e interesit. Dhe prandaj mbeten gjithë kohën të zhytur në kalkulime të egra, vulgare materialiste. Në stilin më të shëmtuar; Sa më radikalë të mllefosur që shpallen, aq më kalkulatorë janë. Aq keq dhe aq ters veprojnë dhe reagojnë të rinjtë e zyrave të politikës tonë, sa tashmë mund të thuhet me siguri se janë kthyer në fatkeqësi edhe të shefave, të cilëve u shërbejnë me hile. Për të mos u zgjatur këtu për mërinë e shefave fatkeqë, të cilën e kanë siguruar me kohë. Janë pikërisht këta të rinj të avangardës së vdekur rinore, të cilët në vend që t’ia shtojnë idealizmin politikës, po e thajnë, po e sterilizojnë, duke e bërë krejt politikën një gjellë të pahonepsshme për shqiptarët, me pasojat që dihen natyrisht.
Pse kaq shumë të rinj të lodhur, të këputur? Pse gjith’ ky avashllëk rinor? Ku është vrulli i papërmbajtshëm i moshës? Ku ka vajtur energjia e pashtershme krijuese? Ku është arratisur radikalizmi i ndritur produktiv, rebelizmi i bukur shpresëdhënës?
Adoleshentët dhe të rinjtë e gjysmës së parë të shekullit të kaluar mezi prisnin të rriteshin. Nguteshin të moshoheshin. E stimulonin edhe vetë. Pa mbushur 20 vjeç, sajonin një pamje tjetër të një moshe më të rritur, bëheshin befas seriozë, vinin kravata, mbanin borsalina, pse jo edhe fejoheshin dhe martoheshin herët, madje dhe bënin shumë fëmijë. S’do mënd që e bënin nga ngutja për pjesëmarrje në vendimmarrje, sepse dihet që të rinjtë në përgjithësi s’para janë pyetur. Kjo vazhdoi deri në fund të viteve ‘60, kur kjo tendencë pasi u frenua befas, pas pak u përmbys. Të rinjtë nisën të bënin llogaritë me kohën. Adoleshenca me zor të madh u shndërrua në rini, rinia pothuajse kurrë nuk e kapi pleqërinë. Kjo tendencë e rinisë së përjetshme për ta jetuar dhe shijuar moshën e re sa më gjatë, vazhdon ende sot në shkallë planetare. Edhe në Shqipëri. Por në një mënyrë apo stil të degjeneruar; Në pararojë të këtij stili të përçudnuar ekzistence, jeni ju të rinjtë e lodhur. Ju që vërtet e ruani me fanatizëm look-un e të riut, por me ngathtësinë dhe veset e buzë-varrit. Ju që keni mbetur si kandila pa vaj, si motorë pa benzinë, si kompjuterë pa korrent, si plugje pa truall.
Shqipëria metropolitane po mbushet me falangat tuaja me sytë mbi laptopa të ftohtë në duar. Shqipëria rurale, edhe ajo po tërhiqet çdo ditë e më tepër ndaj gjërave të kollajta metropolitane, kafeneve, muhabeteve, thashethemeve, intrigave. Dhe të gjithë këtë murtajë të përbindshme vaniteti vetëvrasës po e përshkon tejembanë fenomeni më fatkeq që mund të imagjinohet; nga përpjekjet për transferimin qëllimkeq të inferioritetit që ju ngordhalaqët e shumtë rrekeni ta përcillni tek energjikët e pakët. Sepse ku jeni katandisur ju vetëm atë dini të bëni; të baltosni të tjerët për mungesat e vetvetes. Dhe kështu, mungesë pas mungese, ankesë pas ankese, mburrje pas mburrje, sharje pas sharje, po rrokullisemi të gjithë në fundin e një moçali balte tranzicionale. Sigurisht kështu do ndodhë, sado e tmerrshme është përderisa brenda shpirtrave të snobistëve ngordhalaqë të sotëm ia kanë arritur të depërtojnë komplekset shtypëse të të vjetërve. Sa turp! Fikja e rinisë, ky realitet haluçinant i Shqipërisë së sotme, është problemi më i rëndë, fatkeqësia shqiptare më e madhe e kohëve moderne, turpi më i padurueshëm që na ka gjetur, nga i cili turp vetëm Zoti e di si mund të dalim faqebardhë.