Bumçi: Qytetarëve autoktonë u prishet shtëpia nga Bashkia e Tiranës, për ndërtim pa leje
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, tha sot se Bashkia e Tiranës ka cenuar pronën private në disa banesa në kryqëzimin e rrugës “Bardhok Biba”, vetëm pak metra larg qendrës së kryeqytetit, duke i konsideruar ato ndërtime pa leje. Në një prononcim për mediat, zyrtari demokrat tha se qytetarëve që u është dhunuar prona janë nga banorët autoktonë të kryeqytetit, ndërsa Bashkia pretendon se ata kanë bërë ndërtime pa leje. “Përfaqësuesit e Edi Ramës kanë thënë se bëhet fjalë vetëm për dy prona të qelbura. Është e trishtë dhe e frikshme të shohësh mentalitetin që sundon në Bashkinë e Tiranës dhe të shohësh se sa vlejnë pronat e qytetarëve”, deklaroi Bumçi.