Arrestohet Kondakci, "la mamma"
Selanik-Bie per te dyten here ne pranga kengetarja e njohur e muzikes se lehte shqiptare, Liljana Kondakci. Kete here kane qene forcat e policise italiane ato qe kane lokalizuar vendndodhjen e kengetares 58-vjecare dhe me pas kane vene ne dijeni autoritetet policore greke. Keto te fundit kane organizuar edhe operacionin per arrestimin e saj. Lajmi behet i ditur nga mediat greke, sipas te cilave Kondakci, u arrestua nga forcat e antidroges, ne nje banese te marre me qera ne Selanik. Sipas policise, kengetarja jetonte prej disa kohesh ne qytetin grek, bashke me te afermit e saj. Por Kondakci edhe pse jetonte ne fshehtesi ne kete vend, nuk e dinte se ishte shpallur ne kerkim dhe Gjykata e Selanikut kishte firmosur per te nje urdher arresti, me qellim ekstradimin ne Itali. Emri i saj ka dale serish ne skene, pasi figuronte ne listen e personave te shumekerkuar nga policia italiane. Sipas akuzes, Liljana Kondakci, eshte perfshire ne trafik droge dhe pikerisht kater vjet me pare ajo u kap ne nje stacion trenash ne Itali me 3.3 kilograme kokaine. Pas arrestimit, 58-vjecarja do t'i dergohet gjykates se Selanikut, e cila do te vendose per ekstradimin e saj drejt Italise.
Arrestimi i kengetares se mirenjohur te muzikes se lehte, eshte konfirmuar edhe nga ambasadori yne ne Greqi Vili Minarolli. Liljana Kondakci, ishte shpallur ne kerkim, si anetare e nje prej bandave te trafikut te droges ne Itali. Emri i saj u permend nga mediat italiane, si pjestare e grupit te njohur me kodin "Shkoder". Sipas pergjimeve te policise italiane Liljana Kondakci ishte pjese e nje bande ne te cilen thirrej me emrin e maskuar "la mamma".
Arrestimi
Gjithcka ka filluar ne 19 maj te vitit 2006, kur Kondakci u arrestua prane stacionit te trenit Sibari ne qytetin e Katazanros ne rajonin e Kalabrise, kur ne makinen e saj u sekuestruar nje pako me 3.3 kg kokaine, qe ishte futur ne nje cante. Ne momentin e ndalimit, ajo i deklaroi policise italiane, se pakoja me droge ishte nje dhurate nga nje fans dhe ajo nuk ishte ne dijeni per permbajtjen e saj. Kengetarja ka qene ne makine se bashku me nje shkodran me emrin Luan Kubareka. Ne momentin e arrestimit, Kondakci, u tha policeve italiane, se ishte nje kengetare e njohur shqiptare dhe po shkonte ne Rimini, ku ishte ftuar per nje koncert.
Denimi
Kondakci i lirua nga gjykata italiane pak kohe pasi ishte arrestuar. Pas lirimit, ajo largohet nga Italia dhe erdhi ne Shqiperi. Ne nje deklarim per mediat ne Tirane, Kondakci pohoi se hodhi poshte akuzen per trafik droge, duke thene se s'kam asnje problem me drejtesine italiane. Kondakci, ka pergenjeshtruar lajmin e arrestimit dhe perfshirjen e saj ne trafik droge. Por ne tetor te vitit 2008, ceshtja e rihap dhe prokuroria italiane ,kerkoi denimin e artistes shqiptare me 2 vjet e 8 muaj burg. Por ky urdher nuk u zbatua, pasi kengetarja ishte larguar nga Italia.