Reagon Bashkia e Tiranës: Leja e mjedisit për sheshin gjendet në protokollin e ministrisë
Bashkia e Tiranës reagoi ndaj Ministrisë së Mjedisit, duke sjellë në vëmendje se më arkivin e Ministrisë së Mjedisit gjendet shkresa Nr. Prot. 2773, Dt. 20.03.2009. “Bashkangjitur shkresës, është relacioni përmbledhës i projektit, raporti i VNM-së (Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis), dokumentacioni i procesit të konsultimit publik si dhe fatura e pagesës së tarifës për Lejen mjedisor”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës. Pas një viti nga kjo kërkesë, vijon reagimi, Bashkia e Tiranës ka të drejtën të veprojë me parimin e miratimit të heshtur, ndërkohë që Ministrisë së Mjedisit i takon të zbardhë lejen përkatëse.