PS: Projekti i sheshit “Skënderbej”, po tenton të merret peng nga Qeveria
Pas deklaratës së Ministrit të Kulturës në lidhje me punimet e nisura disa ditë më parë në sheshin "Skënderbej" nga Bashkia e Tiranës ka reaguar deputeti Ditmir Bushati. Në një prononcim për mediat ai tha se si deputet e përfaqësues i interesave legjitime të qytetarëve të Tiranës është i informuar se Bashkia e Tiranës ka marrë edhe miratimin ligjor të Institutit të Monumenteve të Kulturës që megjithëse ministri e ka në varësi nuk e ka marrë vesh akoma se edhe në këtë aspekt projekti i sheshit është brenda kornizës së ligjit. “Kryeqytetasit e kuptojnë se ky projekt transformues po tentohet të merret peng nga qeveria edhe për të larguar vëmendjen nga kriza e rëndë e keq qeverisjes, por në fakt kjo është një arsye më shumë për të protestuar në 30 Prill”, u shpreh Bushati.