Sheshi “Skënderbej”, Ministria e Mjedisit gjobit Bashkinë e Tiranës për shkelje administrative
Ministria e Mjedisit vlerësoi sot se punimet në sheshin “Skënderbej” nga Bashkia e Tiranës, në bazë të ligjit 8934 datë 05.09.2002 për mbrojtjen e mjedisit është një veprimtari që duhet të pajiset me leje mjedisi dhe konkretisht është pa leje mjedisi. Në një prononcim për mediat, kryeinspektori i ministrisë së Mjedisit,Ilir Bala,tha se mospajisja me leje mjedisi përbën shkelje administrative. “Inspektorati vendosi pezullimin e përkohshëm të këtij aktiviteti deri në pajisjen me lejen e mjedisit dhe masën administrative të dënimit me gjobë 2 milionë lekë”, u shpreh Balla. Sipas tij, pasi Bashkia të plotësojë të gjithë dokumentacionin e plotë ligjor dhe ta paraqesë atë në ministrinë e Mjedisit dhe pasi të pajiset me lejen e mjedisit atëherë ky aktivitet do të lejohet që të vazhdojë, pra të rehabilitohet sheshi “Skënderbej” në qendrën e Tiranës.