E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibra pranon problemet ne burgje. "Mbipopullimi eshte ne renie"

Tirane- Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra ka reaguar dje per problemet e mbipopullimit ne burgje, te vena ne dukje edhe ne raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit. Ne nje konference per shtyp, Dibra ka shpjeguar se "gjate dy viteve te fundit, me financim te Komisionit Evropian dhe qeverise shqiptare, u hapen institucione penale ne Vlore, Korce, Fushe-Kruje, Durres dhe Kavaje. Shifrat e mbipopullimit u ulen nga 900 persona ne 2008, ne 540 persona ne 2009. Aktualisht shifrat e mbipopullimit jane 333 persona, bazuar ne statistikat e muajit mars 2010. Deri ne vitin 2013, sipas programit IPA 2007 te Komisionit Evropian, eshte projektuar hapja e 7 institucioneve te reja ne vend", tha Dibra. Ne raportin e DASH, flitet edhe per respektimin e te drejtave te njeriut qe ka te beje me rritjen profesionale te stafit dhe zbatimin e kodit te etikes. Ne te thuhej se gjate vitit, filluan proceduarat disiplinore per sjellje te pahijshme per 186 roje burgu dhe oficere. Nderkohe sipas Dibres, per te kryer parandalimin e akteve korruptive dhe per rritjen e eficenses se sistemit, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne bashkepunim me organizata te ndryshme, ka hartuar praktika te reja rekrutimi per stafin, si dhe perfshirjen e punonjesve ne te gjitha nivelet e trajnimeve. Nderkohe qe per bashkejetesen ne nje qeli te te miturve dhe te rriturve, fenomen i verejtur ne burgun e Korces dhe paraburgimin e Durresit, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve shpjegoi se eshte duke u ndertuar nje burg ne Kavaje, vetem per te miturit.
Redinalda Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›