Bumçi: Rama-Meta të distancohen nga gjuha banditeske
LEZHE- Kandidati për deputet i PD-së në Lezhë, Aldo Bumçi nëpërmjet një konference nga ky qytet akuzon të majtën për shitblerje votash si dhe u kërkon të dy liderëve të majtë, Ramës e Metës të distancohen nga deklaratat e nxehta.
“Bëjmë thirrje që qytetarët të marrin masivisht pjesë në votime, vota e tyre do numërohet me transparencë. Përfaqësuesit e të majtës të ndalojnë presionet ndaj votuesve dhe blerjen e votës. Shitblerja e votës është akt i rëndë. Rama dhe Meta qëndrim të papranueshëm, erdhën dhe morën rolin e prokurorit dhe gjykatësit, kokat e nxehta nuk i shërbejnë asgjëje, të distancohen nga një gjuhe banditeske”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)