E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Laç, Kukan: E papranueshme, mos nxirrni konkluzione paraprake

kukanTiranë- Pas një takimi mbi një orë në selinë e Partisë Socialiste me përfaqësues të saj, kreu i delegacionit të Parlementit Evropain për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan lidhur me ngjarjen e rëndë në Laç, ka theksuar rëndësinë që të mos nxirren konkluzione paraprake pa u hetuar më parë ngjarja.

Dhuna në zgjedhje është e papranueshme, por duhet hetuar. Nuk duhen nxjerrë konkluzione paraprake,- tha Kukan.

Kukan në një prononcim për mediat nënvizoi se PE-ja pret që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Teksa tha se komuniteti ndërkombëtar shpreson që Shqipëria të lëvizë drejt integrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›