E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Dhuna në zgjedhje e papranueshme, duhet hetuar, jo konkluzione paraprake

TIRANE - Kreu i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan thekson se PE pret që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Pas një takimi të zhvilluar në selinë e PS-së, me përfaqësues të këtij subjekti politik, zoti Kukan nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar shpreson që Shqipëria të lëvizë drejt integrimit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç, ku një simpatizant i LSI-së u vra dhe 3 persona të tjerë u plagosën, kreu i delegacionit të PE-së theksoi rëndësinë që të mos nxirren konkluzione paraprake pa u hetuar më parë ngjarja.

“Dhuna në zgjedhje është e papranueshme, por duhet hetuar. Nuk duhen nxjerrë konkluzione paraprake”,- deklaroi Kukan.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›