Bumçi: Rama, kundër standardeve të ligjit të dosjeve
PD-ja ka bindjen e plotë se ligji i ri për hapjen e dosjeve vendos standarde të rëndësishme për vendin. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Ado Bumçi, duke shprehur dje qëndrimin e mazhorancës për ligjin e dosjeve, pohoi se "ligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë vendos standarde që përbëjnë një pikë referimi për të frymëzuar shoqërinë postkomuniste shqiptare". Duke iu referuar kryesocialistit Rama, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së tha se "Rama dhe PS-ja janë kundër këtij standardi moral që e ndan Shqipërinë nga e kaluara". Zëdhënësi demokrat, Aldo Bumçi, i bëri thirrje kryesocialistit Edi Rama që të shkëputet nga trashëgimia e Partisë së Punës.