E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Rama, kundër vizave, vetë me pasaportë diplomatike



Partia Demokratike e cilëson protestën e opozitës si një lëvizje kundër liberalizimit të vizave, ndërsa i kujton kryesocialistit Edi Rama se vetë lëviz nëpër Evropë me pasaportë diplomatike. Aldo Bumçi vuri në dukje se Rama po përpiqet me çdo kusht të bllokojë heqjen e vizave për shqiptarët në dëm të qytetarëve shqiptarë. Bumçi akuzoi se Edi Rama po shpërndan trakte për të organizuar protestën antivizë në një vend, i cili ka në kujtesën e tij izolimin më të thellë në regjimin antikomunist, në një kohë që 1/4 e popullsisë shqiptare jeton në vendet e BE-së. Sipas deputetit demokrat Aldo Bumçi, Edi Rama është angazhuar në një fushatë intensive kundër heqjes së vizave dhe organizimi i protestave është në kuadër të kësaj beteje. “Edi Rama, me kryeneçësi dhe në mënyrë të pashpirt, po përpiqet me çdo kusht të pengojë heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, kur ai dhe kolegët e tij lëvizin me pasaporta diplomatike. Protesta e tij kundër heqjes së vizave është një protestë që bie në kundërshtim me shpresat dhe ëndrrat e çdo qytetari shqiptar”, - theksoi z. Aldo Bumçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›