E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Rama nuk do te drejtoje bashkine

“Kaosi dhe trafiku qe perballen cdo dite qytetaret e Tiranes jane per shkak te keq menaxhimit te Bashkise nga kryetari i saj”. Kjo ka qene deklarata qe ka bere kryetari i deges se Partise Demokratike te Tiranes, Aldo Bumci, i cili akuzoi kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per paaftesi dhe mungese vizioni ne drejtimin e bashkise se kryeqytetit, si dhe mungesen e respektit ndaj qytetareve te Tiranes. I vendosur ne Bulevardin “Zhan D’Ark” ne segmentin nga Ministria e Jashtme deri ne uren qe lidhet me Rrugen e Elbasanit, Bumci ka treguar se cdo mengjes apo ne cdo ore te dites qytetaret te cilet kalojne ne rruge duhet te marrin parasysh stresin, shpenzimet ne karburant, humbjen e kohes e deri ne disa raste edhe humbjen e vendit te punes apo sherbimit per shkak te trafikut. Sipas Bumcit eksperimentet qe bashkia po ben duke bllokuar qendren e Tiranes, i ka bere te gjitha akset kryesore te metropolit te pakalueshme nga automjetet. “Per shkak te mungeses se nje plani per rregullimin e trafikut gjate ketyre viteve dhe eksperimenteve qe Rama po ben me qendren, gjendja eshte renduar” ka pohuar kryetari i deges se Partise Demokratike te Tiranes, Aldo Bumci. Sipas tij, kryetari i bashkise, duhet te zhbllokoje sheshin dhe jo te vazhdoje eksperimentet e tij, ndaj qytetareve te kryeqytetit. “Ka 10 vjet qe drejton dhe nuk ka sjelle asgje te re, perkundrazi ka perkeqesuar jeten e qytetareve, s'ka ndertuar cerdhe, kopshte, s'ka siperfaqe te gjelberuara dhe ka ndotje te madhe mjedisi” ka nenvizuar Bumci.
Reagimi
Menjehere pas ketyre deklaratave ka reaguar Bashkia e Tiranes. “Ne nuk bejme eksperimente, por punojme cdo dite per te ndertuar rruge, kopshte, cerdhe e shkolla. Ne punojme cdo dite per te shtuar siperfaqet e gjelbra dhe punojme cdo dite per t’i dhene qytetit vepra te rendesishme e te dobishme per komunitetin”, thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›