E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kombetare e refugjatit, UNHCR zhvillon aktivitete

Kete vit, per Diten Boterore te Refugjateve qe eshte 20 qershori, ne mbare boten jane duke u planifikuar aktivitete per te nenvizuar gjendjen e refugjateve nen kujdesin e UNHCR-se dhe per te mbrojtur ne emer te tyre ndihmen qe atyre u nevojitet. Qershori eshte Dita Nderkombetare per Refugjatin. Kjo dite, kete vit ka si teme te saj temen "Shtepi", ne njohjen e gjendjes se me shume se 40 milione njerezve te shperngulur ne mbare boten. Sipas statistikave te UNHCR-se, rreth 10 milion e te shperngulurve ne mbare boten sot jane refugjate, nje grup me interes te vecante per UNHCR-ne dhe programet e saj. Me shume se 4/5 e popullsise se botes sot jeton ne vende ne zhvillim me se shumti ne zonat urbane. Ata trajtohen nga shtetet dhe komunitetet pritese dhe ndihmohen te integrohen ne vendet e destinacionit. UNHCR ndihmon njerezit te gjejne shtepi te reja dhe te ardhmen e re permes rivendosjes ne nje vend te sigurt, permes riatdhesimit vullnetar dhe nepermjet integrimit lokal. Sot me shume se kurre kerkohen zgjidhje te qendrueshme dhe domethenese per jeten e ketyre individeve. Pjesa me e madhe e tyre e personave ne nevoje, refugjateve apo kategorive te tjera nen mbrojtje nderkombetare, preferojne te kthehen ne vendet e tyre. Megjithate, me konflikte te vazhdueshme ose te shkallezuara ne shume vende, t`u gjesh shtepi te reja dhe t`i lejosh njerezit te rifillojne jeten e tyre eshte gjithnje e me e veshtire.

Shtepi
Ne kete dite me shume se kurre duam t’ju gjejme refugjateve nje vend qe ata ta konsiderojne “SHTEPI”, keshtu edhe nese ata kane humbur te kaluaren e tyre te mos humbasin te ardhmen. Vetem keshtu mund te ndihmojme ne integrimin e refugjateve, shmangien e ksenofobise dhe racizmit; nje bote ku te drejtat e njeriut jane te pranishme dhe te respektuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›