Zgjedhjet, Jagland:Do kërkoj opinionin e Venecias

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland përmes një letre drejtuar përfaqësueses së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës ka ripërsëritur synimin e tij për t`u drejtuar Komisionit të Venecias pas përfundimit të procedurave të zgjedhjeve duke i kërkuar komisionit opinionin e tij mbi çështjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri.
Në letrën e tij, Jagland ripërsërit mesazhet për për dialog politik, mbi bazën e respektimit të shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike.
“Sigurisht që referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim” thekson Jagland.