E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga Dortmundi forcoi pozitat ne vend te pare

Kampionia e Gjermanisë, Dortmundi, fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Verderit në fushën e saj, duke vazhduar të kryesojë kampionatin, tani në kuotën e 59 pikëve. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua shumë shpejt nga japonezi Kagaua që në minutën e 8-të dhe mjaftoi për 3 pikët.

Me këtë fitore, Dortmund forcoi pozitat në vendin e parë dhe shtoi shpresat për të ruajtur titullin kampion.

Nga pesë ndeshjet e luajtura në orën 15:30, tri përfunduan më fitoren e skuadrave udhëtuese. Frajburgu fitoi 3-1 në Hamburg dhe po 3-1 fitoi Volfsburgu në Nyremberg.

Edhe skuadra e vendit të tretë, Mynshen-Gladbah fitoi jashtë fushe, 2-1 në Leverkusen. Ky sukses u arrit në minutën e parafundit të takimit, me golin e shënuar nga De Kamargo.

Ndërkaq, Augsburgu fitoi në stadiumin e tij 2-1 ndaj Maincit. Një ditë më parë, pra të premten, Shtutgarti fitoi 2-1 në fushën e Hofenhajmit.


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›