E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 ne vend te pare dy pilotet e Meklaren Mercedesit

Më shumë sesa shpërthimi i makinës angleze, përshtypje bëri ngecja e kampionëve dhe katastrofa e “Kokëkuqes”. Çmimi i Madh i Australisë mbylli sot kapitullin e provave zyrtare duke nxjerrë në vend të parë dy makinat Meklaren Mercedes. Ljuis Hamilton do të niset nga “pole position”, i ndjekur nga shoku dhe patrioti i tij, Xhenson Baton.
Për kampionin e botës në fuqi, Sebastian Fetel të Red Bullit, u rezervua vetëm vendi i 6-të, ndërsa piloti gjerman u la pas edhe nga shoku i skuadrës, Mark Ueber. Ky i fundit, një australian, u ndje i detyruar të shkëlqente në shtëpinë e tij.
Edhe më keq Ferrari, me Fernando Alonson që doli vetëm në vendin e 12-të dhe Felipe Masën një pozicion pas tij. Përveç renditjes krejt negative, shqetësuese janë edhe kohët, pasi makinat e kuqe italiane mbetën 1.5 sekonda pas Meklarenit.
Një renditje shumë e mirë për shtatë herë kampionin e botës, Mikael Shumaker të Mercedesit që doli i 4-ti, por mrekullinë e vërtetë e bëri piloti i Lotusit, Romen Groszhën, që u rendit në vendin e tretë. Niko Rosberg, po me Mercedes, doli i 7-ti.
Gara në “Albert Park” të Melburnit do të zhvillohet nesër në orën 6 të mëngjesit sipas kohës shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›