Bundesliga, dhjetë fitore? Van Gal irritohet
Trajneri holandez i bavarezëve: “Bajerni do të jetë klubi im i fundit. Pastaj, një kombëtare
Nuk ka mbërritur në nivelin e Xhovani Trapatonit dhe të së famshmes të tij “Struunzzz!!”, por gjithsesi Luis Van Gal ka bërë figurë të mirë në përfundim të Volfsburg-Bajern, ndeshje e fituar me rezultatin 3-1 të shtunën nga bavarezët në fushën e kampionëve në fuqi. Më Bajernin më në fund në krye të klasifikimit (edhe pse me pikë të barabarta me Bajer Leverkusen), të gjithë gazetarët e dinin se tekniku holandez do të mbërrinte në konferencën për shtyp me buzëqeshje, ndërkohë që nuk ka ndodhur pikërisht kështu.
“Jam jashtëzakonisht i irrituar, ka nisur fjalimin Van Gal. Nuk mendoj se skuadra ka nxjerrë në pah një futboll të bukur: kemi qenë arrogantë në fushë, pasi kemi kaluar në avantazh dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes një sjellje të tillë. Nuk kemi mundur të ruajmë përqendrimin e mjaftueshëm, edhe pse në një mënyrë direkte flitet për një rezultat të mirë për ne”. Të paktën kjo ishte ajo që tha në fillimin e konferencës për shtyp... Reagimi i pazakontë i trajnerit holandez gjithsesi ka gjetur reagime pozitive në klubin bavarez. “Mendoj se sjellja e tij ka qenë e mrekullueshme, nënvizoi presidenti Rumenige. Luis Van Gal ka demonstruar se di si t’i thotë gjërat siç janë edhe në rastin e një fitoreje të bukur, sepse kemi bërë disa gabime, që në Champions League do të ishin ndëshkuar...”.Dhe prandaj ajo që kënaqet është Fiorentina, e cila ka luajtur mirë në ndeshjen kundër skuadrës së Romës në “Artemio Franki”. Tifozët violë shpresojnë në një rindezje besimi të bavarezëve në prag të tetësheve të Champions League, por me një “diktator” të kalibrit si Van Gal do të jetë e vështirë në stadiumin “Allianz Arena”. Trajneri i Bajernit bëri të ditur edhe që klubi bavarez do të jetë thuajse skuadra e tij e fundit që do të drejtojë. “Bajerni do të jetë me shumë mundësi klubi im i fundit, që do të drejtoj si trajner. Do të shkoj të jetoj në Portugali dhe do të pres telefonata nga një kombëtare. Nigeria? Në të kaluarën më ka kontaktuar, por për momentin jam i përqendruar te Bajerni”.
#