E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia do të zhgënjejë në Botëror

Luçiano Moxhi

Luçiano Moxhi ka deklaruar se Italia nuk është në lartësinë e duhur për të fituar Kupën e Botës, në mënyrë që të ndryshojë imazhin e dëmtuar të futbollit përtej Adriatikut. Ish-drejtuesi i Juventusit sulmoi çdo nivel të sportit më popullor në Itali, duke ngritur dyshime rreth faktit që skuadra e Marçelo Lipit mund të mbrojë titullin e fituar më 2006-n. “Lipi nuk do të kthehet te Juventusi, pasi ai shërben si rrufepritës për federatën, me rezultatet e mëparshme”, tha Moxhi. “Ai nuk do të jenë në gjendje të bëjë diçka në Afrikën e Jugut, pasi skuadra që ka në dispozicion nuk është në nivelin e kërkuar. Por, ky nuk është faji i trajnerit”. Më tej, “Big Luçiano” sulmoi presidentin Lotito, për momentin negativ që po kalon Lacio.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›