E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Milani, fitorja ne Bari harron Udinen!

Trajneri i Milanit, Leonardo beson se ekipi i tij mund t'iu rikthehet rezultateve pozitive, kete jave, kur te luaje ndaj Barit. Humbja 1-0 me Udinezen i zbriti kuqezinjte ne vend te 11-te te Seria, A, me vetem pese pike te grumbulluara ne javet e para. Mungesa e golave ka sjelle kritika te forta ndaj kuqezinjve qe kane shenuar vetem tre gola, duke shfaqur edhe nje dobesi tjeter. - "Ajo qe na mungon per momentin eshte finalizimi," - thekson Leonardo. - "Duhet te punojme edhe me shume dhe te jemi me te vemendshem para portes. Kam besim se do te rikthemi sepse lojtare dine ta kontrollojne mire topin dhe pozicionohet po ashtu ne fushe. Pozicioni ne tabele nuk eshte probleme ne fillim te kampionatit, pasi rruga eshte shume e gjate. Shpresoj qe te rikthehemi te fitorja kete jave, ndaj Barit. Interi eshte ekipi qe nuk njeh asnje humbje ne Seria A. Zikalterit kane gjashte pike me teper se kuqezinjte dhe pas humbjes se Sampdorias, jane shkeputur, fale fitores qe siguruan ndaj Napolit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›