Bundesliga jep verdiktetVolfsburgu i shpëtuar
GJERMANI- Ka përfunduar sot sezoni 2010-2011 i Bundesligës gjermane, e cila dy javë më parë ka njohur edhe kampionen, Borusian e Dortmundit. Ndeshjet e së shtunës kanë konfiguruar përfundimisht renditjen për këtë sezon. Kështu, pas Sent Paulit, ka qenë Eintrahti i Frankfurtit që ka rënë zyrtarisht nga kategoria, pas humbjes 3-1 me kampionët e Dortmundit. Ndërkohë, Borusia Mynshengladbah do të luajë në plejof, pasi ka barazuar 1-1 me Hamburgun. Po ashtu, Volfsburgu i Feliks Magat ka siguruar me vështirësi qëndrimin, pasi mposhti 3-1 në transfertë Hofenhaimin. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Firminon, por golat e realizuar nga Manxhukiç (2) dhe Grafite përmbysën rezultatin. Përsa u përket verdikteve të tjera, Bajer Leverkusen do të luajë në fazën në grupe të Champions League, ndërkohë që Bajerni i Mynihut në atë paraeliminatore. “Aspirinat” kanë fituar 1-0 në fushën e Fraiburgut, duke e bërë të kotë fitoren 2-1 të bavarezëve ndaj Shtutgartit, në betejën për vendin e dytë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)