E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Programii privatizimit prioriteti Greqisë

MILANO- Programi i privatizimit i qeverisë greke për grumbullimin e mjeteve për pagimin e borxhit është prioriteti kryesor, deklaroi kryeministri grek, Jorgos Papandreu gjatë një interviste për gazetën italiane "Corriere della sera".

Papandreu publikoi masat që janë ndërmarrë për përmirësimin e financave shtetërore duke përfshirë edhe zvogëlimin e mjeteve për sektorin shtetëror dhe liberalizimin e ekonomisë.

Ai shtoi se po përgatitet edhe një plan i gjerë për privatizimin. "Në fillim privatizimet nuk ishin prioritet. Tani ato janë në vend të parë në programin tonë ekonomik. Do të argumentojmë se jemi të aftë që t'i paguajmë borxhet tona me një sërë projektesh për zhvillim", theksoi Papandreu.

Ai përmendi se ekziston një konsensus i gjerë lidhur me planin, si nga ana e opozitës, ashtu edhe nga ana e mendimit publik, që programi të miratohet për një kohë të shpejtë.
"Greqia do të tregojë se është e aftë për të paguar borxhin dhe se nuk do ta braktisë eurozonën", shtoi kryeministri grek.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›