E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, lamtumirë e parakohshme

Besart Berisha e mbyll përpara kohe huazimin te norvegjezët e Rosenborgut. Për shkak dëmtimi, lojtari i përfaqësueses shqiptare nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për transfertën në fushën e Kopenhagenit.

Kjo bëri që drejtuesit e klubit ta lejojnë të kthehet te Bërnli përpara afatit të parashikuar.

“Nuk është një ndjesi e bukur të largohesh menjëherë sapo je ambientuar në një vend të ri, me klubin e ri dhe me njerëz të rinj”, deklaroi 23-vjeçari Berisha.

Sulmuesi u bë pjesë e Rosenborgut më 8 gusht të këtij viti dhe në debutim shënoi 2 gola kundër Moldes. “Që prej asaj ndeshjeje mendova se ndoshta aventura ime në Norvegji filloi shumë mirë. Në javët në vazhdim kisha një rënie të vogël, por më pas e rimora veten gradualisht dhe paraqitjet e mia ishin pozitive. Tashmë do të kthehem te klubi im, Bërnli, që ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë”.

Përpara rikthimit në ishull, Besart Berisha do të bëjë një ndalesë të shkurtër në Berlin, për të takuar familjen që jeton në Gjermani.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›