Peja feston në Prishtinë, titulli afër

Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 66 me 58. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë fantastike ku fituesi u ditë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Dardan Berisha ishte përsëri lider i skuadrës pejane duke qenë i pandalshëm gjatë tërë ndeshjes. Prishtina pati rënie në lojë në çerekun e tretë të ndeshjes kur pati bilenc rekord të dobët në shënimin e pikëve.
Azemi ishte më i miri te Prishtina. Peja të enjëten ka shansin që të festoj titullin në ndeshjen e tretë që zhvillohet në Pejë./Indeksonline/