E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në Ch. League, me zor

Milani ka arritur të siguroj një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve duke fituar me mundim të madh ndaj Sienës. Skuadra e Allegrit e siguroj pozitën e tretë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes pasi që ishte duke pësuar 1 me 0 nga pjesa e parë.

Balotelli në minutën e 84 dhe Mexes në minutën e 87 shënuan për fitoren e Milanit. Fiorentina në anën tjetër e ka mposhtur Pescarën me rezultat 5 me 1, por që nuk arriti të siguroj Ligën e Kampionëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›