Liga 1 Franceze, PSG vijon serinë e fitoreve, Beckham largohet mes lotësh
Kampionati francez ka mbyllur këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e parafundit.
Kampionët francez, PSG, kanë vijuar fitoret ndërsa kanë mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Brest. Serinë e golave për kryeqytetasit francez e hapi suedezi Ibrahimoviç që në minutën e 5, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi nga Matuidi në minutën e 30 të pjesës së parë. Pas 5 minutash është përsëri suedezi që mbyll fitoren e parizienëve duke arritur të shënojë një dopietë personale. Miqtë arritën të shkurtonin diferencat në fundin e pjesës së dytë por pa arritur të ndryshojnë rezultatin. Ajo që ra në sy në këtë takim ishte lamtumira mes lotësh e yllit britanik, Devid Beckham, i cili falenderoi të gjithë për mbështetjen.
Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave, Marseja pasi ka arritur të sigurojë vendin e dytë, ka lëshuar disi në këtë fund sezoni pasi është mundur në transfertë me rezultatin 2-1 nga skuadra e Sent Etien. Po ashtu edhe Lion ka bërë një hap të gabuar këtë fundjavë duke barazuar në transfertë me rezultatin 1-1 përballë Nices. Me këtë barazim mbetet e hapur lufta për pjesmarrjen në Chempions e cila do të përcaktohet në javën e fundit ashtu siç do të përcaktohen edhe skuadrat që do të marrin pjesë në Europa Ligë.
Përsa i përket rënies nga kategoria, Brest e ka prerë tashmë biletën, ndërsa pritet një luftë e ashpër mes Evian, Nasi dhe Troua.
Në javën e parafundit në kampionat janë shënuar këto rezultate:
Evian TG – Valenciennnes 2-1
Montpellier – Lille 0-0
Nancy – Bastia 1-2
Nice – Lion 1-1
PSG – Brest 3-1
Reims – Lorient 1-0
Rennes – Ajaccio 1-1
Saint Etienne – Marseille 2-0
Sochaux – Toulouse 1-2
Troyes – Bordeaux 1-0