Bundesliga ringjallet Bajern me 7 gola ndaj Hofenhajmit
Bajerni lajmëroi ringjalljen e tij me 7 gola të shënuar ndaj Hofenhajmit dhe besohet se bavarezët janë sërish në garë për titullin kampion në Bundesligë. Serinë e golave e hapi shënuesi më i mirë i skuadrës, Mario Gomez, ndërsa pas tij shënoi me penallti holandezi Arjen Roben. Pa u mbushur mirë 20 minuta lojë, erdhi goli i tretë, realizuar nga Toni Kros.
Bajerni shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, me anë të Roben e Gomez, ndërsa stuhia vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Që në fillim ishte Gomez që shënoi golin e tretë personal dhe pastaj francezi Riberi shënoi golin e shtatë. Hofenhajm arriti të shënonte vetëm një herë. Pesë minuta para fundit realizoi Vukçeviç.
Me këtë fitore, Bajerni u ngjit në kuotën e 51 pikëve dhe duke mbetur në vend të dytë.
Skuadra tjetër pretendente, Mynshengladbah nuk arriti të fitonte në fushën e saj, duke dalë 0-0 me Frajburgun. Këlni regjistroi një fitore të madhe ndaj Hertës, me rezultatin 1-0 dhe me dy lojtarë të përjashtuar me karton të kuq.
Mainc mundi Nyrembergun 2-1, ndërsa Volfsburg realizoi përmbysje ndaj Leverkusenit, duke fituar 3-2.