Luftëtari fiton me vështirësi, Lushnja goleadë, Kukësi merr vetëm 1 pikë
Java e 19-të e kategorisë së parë ka dhuruar gola të shumtë, por edhe emocione që i kanë shoqëruar takimet deri në minutën e fundit. Kryendeshja e kësaj jave luhej në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Besëlidhjes, takim i fituar nga vendasit me rezultatin 1-0. Ka qenë një ndeshje e fortë ajo e luajtur në Gjirokastër, ku vendasit me vështirësi kanë arritur të fitojnë falë golit të Norës të shënuar në minutën e 57-ë. Por sulmuesi gjirokastrit në minutn e 14-të ka humbur një shans të mirë, pasi nga pika e bardhë e penalltisë nuk ka mundur të kalojë portierin Xhika. Takimi ka qenë i fortë, ku nuk kanë munguar edhe kartonët e shumtë të verdhë, madje vendasit e kaë mbyllur me 10 vetë, pasi është ndëshkuar me karton të kuq kapiteni Devolli. Lushnja nuk e ka pasur të vështirë të kalojë Skraparin, të cilin e ka mposhtur 4-0. Me këtë fitore lushnjarët janë të vetëm në vendin e dytë, katër pikë larg Luftëtarit të vendit të parë, dhe dy më shumë se kuksianët e vendit të tretë. Kukësi është frenuar në Fushë Krujë, pasi ka barazuar 2-2 me Ilirinë. Besa fitoi 2-1 me Mamurrasin, por sërish kavajësit nuk bindin në lojën e tyre. Elbasani ka marrë një fitore të madhe në Ersekë, ku ka mposhtur 3-2 Gramozin, i cili me këtë humbje noton në ujra të turbullta. Butrinti ka fituar derbin bregdetar me Himarën me rezultatin 2-1. Burreli fiton 3-0 me Vlorën dhe krijon distancë me fundin, ndërsa Gramshit i ka mjaftuar një gol i Ledio Koçit nga pika e bardhë për të kaluar Adën.
KATEGORIA E PARˠ Java 19-të
LUFTËTARI-BESËLIDHJA 1-0
Shënues: Nora 57′
ILIRIA-KUKËSI 2-2
Shënues: Ziri 32′, Mitraj 57′ / Malo 33′, Jevdeviç 70′
LUSHNJA-SKRAPARI 4-0
Shënues: Sefa 3, Bizhyti 16, Çela 34′, Canka 46′ (11-m)
BESA-MAMURRASI 2-1
Shënues: Frashëri 3, Bubeqi 84′ / Hasanaj 82′
GRAMOZI-ELBASANI 2-4
Shënues: Çela 60′, Musabelliu 72′ / Dalipi 35 ‘ (11-m), Galica 63′, 65′, Ruçi 80′
BUTRINTI-HIMARA 2-1
Shënues: Mullai 20′ , Papa 67′/ Nenaj 43′
BURRELI-VLORA 3-0
Shënues: Ivanaj 15, 85′ (11-m), Pirani 33′
GRAMSHI-ADA 1-0
Shënues: Le. Koçi 65′ (11-m)
