Bundeslige Schalke 04 fiton kupen e Gjermanise

Schalke ka fituar Kupën e Gjermanisë, duke mbyllur në mënyrën më të mirë një sezon të dobët në Bundesligë. Skuadra e Ralf Rangnik mundi në finalen e Berlini 5-0 Duisburg, duke arshivuar trofeun e pestë në historinë klubit nga Gelsenkirshen, që për herë të fundit e kishte fituar këtë kompeticion në vitin 2002.
Shalke 04 bëri një sezon të dobët në kampionat, duke e mbyllur atë vetëm në vendin e 14-të, ndërsa ishte protagoniste me arritjen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Skuadra gjermane eliminoi Interin, por më pas u eliminua nga Manchester United, duke i dhënë fund aventurës evropiane.
Gjithsesi, arritja e gjysmëfinaleve në Champions ishte një sukses histori për skuadrën e drejtuar nga Ralf Ragnik që me fitimin e Kupës së Gjermanisë i ka bërë një mbyllje të shkëlqyer sezonit, duke siguruar një vend për në Ligën e Europës.
Finalja e Berlinit ishte shumë e thjeshtë për Shalken që me një rezultat tenistik do të mbyllte fatin e trofeut të Kupës së Gjermanisë. Suksesi formacionit të Rangnik është shoqëruar me një festë masive të tifozëve, që me mijëra kanë pushtuar rrugën e qytetit, duke festuar mbylljen e sezonit me një biletë për në Kupat e Europës.
Nertan Prifti