E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i kandidateve PAD kerkese KQZ-se

Partia Aleanca Demokratike i kerkon Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te ndryshoje modelet e kandidimit te kerkeses per certifikatat dhe zevendesimin e saj me verifikimin e kandidaturave ne listen e zgjedhesve Ne modelet e kandidimit sipas vendimit nr. 25 date 16.02.2011 eshte vendosur certifikata si dokument identifikimi. Ne kerkojme qe ky lloj percaktimi te ndryshoje duke korrigjuar kete element te modeleve te kandidimit per keto arsye Kodi zgjedhor aktual eshte miratuar ne dhjetor te 2008 dhe nuk ka parashikuar ndryshimet e ndodhura me pas me ligjin nr. 10129 date 11.05.2009 Per Gjendjen Civile dhe V.K.M Nr. 418 date 27.4.2009 Per Njohjen dhe Perdorimin e Leternjoftimit si Dokument Identifikimi. Ne ligjin Per Gjendjen Civile percaktohen te dhenat e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile si te dhena themeltare ku pasqyrohen perberesit e gjendjes civile per cdo shtetas shqiptar. Pra certifikatat si edhe listat e zgjedhesve bazohen dhe gjenerojne nga Regjistrit Kombetar i Gjendjes Civile - ka sqaruar nenkryetari i PAD-se Genci Anastasi. Sipas tij zyrat e gjendjes civile nuk leshojne ose jane ne shkelje te ligjit po te pajisin kandidatet qe konkurrojne me certifikata ne zgjedhjet vendore te 8 Majit 2011. Ai shtoi se verifikimi i kandidateve nga KZAZ-te duhet te behet nga lista e zgjedhesve e cila eshte edhe ne trajte elektronike. Kerkesa e PAD-se diskutohet sot ne KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›