Bunjaku, 230 minuta pa gol

Albert Bunjaku, i cili shkëlqeu këtë sezon në Bundesligë, në katër ndeshjet e fundit nuk po arrin assesi ta gjejë rrugën deri te goli. Sulmuesi kosovar që 230 minuta nuk ka realizuar gol në fanellën e Nurnbergut.
Reprezentuesi i përfaqësueses së Zvicrës, i cili këtë sezon ka realizuar 12 gola në elitën e futbollit gjerman, mendon se nuk është shumë e rëndësishme që sa minuta nuk ka realizuar.
“Nuk e di se që sa minuta nuk kam dhënë gol. Unë edhe më herët kam thënë që nuk është me rëndësi se kush i shënon golat në ekipin tonë”, ka thënë ish-sulmuesi i RW Erfurt për tabloidin gjerman, Bild.de
Edhe pse sulmuesi me prejardhje nga Gjilani nuk po gjen golin në ndeshjet e fundit, ai ka besimin e trajnerit të Nurnbergut, Dieter Hecking. Ky i fundit ka thënë se do t’ia jap shansin 26-vjeçarit, të cilin e vlerëson lart.
Megjithëse ndeshjet e fundit pa gola nuk kanë ndikuar në vetëbesimin e Bunjakut, ai thotë se katër ndeshjet e mbetura dëshirojnë t’i fitojnë për ta siguruar mbijetesën në Bundesligë.
Ndeshjen e radhës, Nurnberg do ta luajë si mysafir i Freiburgut, që po ashtu po lufton për mbijetesë. Pas 29 xhirove të kaluara në elitën e futbollit gjerman, Nurnberg zë vendin e 14 me 28 pikë të tubuara.