Dënohet Peja

Hedhja e gjësendeve të ndryshme në parket nga publiku pejan të enjten në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit ndërmjet Pejës e Sigal Prishtinës (64:73), e kanë detyruar Komisarin e Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) t’i shqiptojë dënime skuadrës verdhezi.
Kështu, Peja ndeshjen e parë të edicionit të ardhshëm do ta zhvillojë pa praninë e publikut, derisa është gjobitur edhe me një total të të hollave prej 1250 eurosh.
Peja është eliminuar në gjysmëfinale të play-offit nga Sigal Prishtina, e cila pas fitores në ndeshjen e parë në shtëpi, arriti ta mposhtë ekipin verdhezi edhe në Pejë, të enjten, 2:0 me ndeshje.
Në këtë takim, një minutë e 32 sekonda pa përfunduar ndeshja, shikuesit filluan të hedhin gjësende të ndryshme në parket, me ç’rast u qëllua në kokë gjyqtari i ndeshjes, Xhelal Mumini, i cili nuk qe në gjendje ta kryejë punën e tij deri në fund. Me këtë rast, policia ishte detyruar ta zbrazë palestrën, me urdhër të delegatit të ndeshjes, për t’u zhvilluar në qetësi edhe ata sekonda të mbetur.
Ndërkohë, publiku pejan i ka fyer edhe në baza raciste basketbollistët e huaj të Sigal Prishtinës.
“Nga e tërë kjo, Peja dënohet me 1000 euro - goditja nga ana e shikuesve me mjet të fort ndaj gjyqtarit. 100 euro për hedhje të gjësendeve të forta në fushë. 50 euro për hedhje të gjësendeve të buta në fushë. 100 euro për fyerje në baza racore dhe një ndeshje pa prezencën e shikuesve”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga FBK-ja.
Në anën tjetër, Peja pranon dënimin e shqiptuar nga shtëpia e basketbollit kosovar, derisa zyrtarët e saj shprehin keqardhje për ekseset e krijuara nga tifozët pejanë.
“Peja në formën më të fuqishme dhe më energjike i dënon gjestet vandaliste të një pjese të spektatorëve të ndodhur në atë ndeshje. Në mënyrën më të vendosur distancohemi nga kjo formë e ‘përkrahjes’ së klubit të zemrës. As klubit të Pejës, por as qytetit të Pejës nuk i duhet kjo mënyrë e sjelljes primitive, e cila njollos kulturën dhe traditën e pasur të qytetit basketbollistik”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga skuadra e Pejës, e cila shpreh brengën e saj për dukuritë e tilla që po ngjajnë edhe nëpër qytetet të tjera të Kosovës.
Pejanët thonë se do të bëjnë çmos që në të ardhmen të mos përsëriten në qytetin e tyre ekseset e tilla, derisa kanë uruar Sigal Prishtinën për fitore dhe i kanë uruar sukses në finale të play-offit.
Peja është skuadra e dytë që dënohet brenda një kohe të shkurtë nga FBK-ja, si pasojë e sjelljeve të këqija të tifozëve. Para pak kohësh, FBK-ja e kishte dënuar edhe Trepçën me gjashtë ndeshje moslojë në palestrën e saj ‘Minatori’ dhe me një shumë të hollash, si pasojë e ekseseve të krijuara nga tifozët e saj në finalen e Kupës së Kosovës, pikërisht në përballje me Sigal Prishtinën.