Capello, mentalitet fitues

Rio Ferdinand beson se Fabio Capello mund të udhëheqë Anglinë drejt triumfit në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut, këtë verë. Ferdinand, i cili muaj më parë u emërua kapiten pas aferës së John Terryt, beson se ditët e errëta të Anglisë në arenën ndërkombëtare kanë marrë fund dhe insiston se ekipi është i bashkuar dhe ka kthyer urinë për fitore me Capellon.
“Ky trajner si i vetëm ka qenë fitues gjatë gjithë karrierës së tij. Ai e ka sjellë atë mentalitet fitues në ekip dhe kjo na është nevojitur”, tha Ferdinand në një ngjarje të organizuar nga sponsori i Anglisë, Nationwide. “Ekziston optimizëm i madh. Ai ka ndërtuar besim të fuqishëm në ekip. Kemi qenë në disponim të keq, pas dështimit për t’u kualifikuar në Euro 2008.
Gjithmonë është folur mirë për futbollistët si individë të mirë, por duhet të jeni grup i mirë i individëve që punon mirë bashkërisht”, shtoi ai. Gara e kësaj vere në Afrikën e Jugut do të jetë paraqitja e katërt e Ferdinandit në Kampionat botëror, pasi ai ka qenë anëtar (i pashfrytëzuar) në garën e vitit 1998 në Francë, ku Anglia u eliminua me penallti nga Argjentina.
Penalltitë ishin përsëri përcaktuese derisa Anglia u eliminua nga Portugalia në Euro 2004 dhe Kampionatin botëror 2006 dhe qendërmbrojtësi me përvojë është i vendosur t’i shmanget het-trikut të padëshiruar. “Dy herët e fundit jemi eliminuar me penallti, andaj shpresojmë të kalojmë këtë pengesë nëse na paraqitet përsëri”, përfundoi ai.