E Diel, 1 Nëntor 2026

Bunjaku do të vazhdojë me Nurnbergun

E ardhmja e Albert Bunjakut do të jetë e lidhur me Nurnbergun. Sulmuesi kosovar iu rikthye golit gjatë fundjavës që shkoi, pas gati dy vjetësh dhe ky fakt i bëri drejtuesit e klubit të mendojnë që ta vazhdojnë bashkëpunimin me përfaqësuesin zviceran.

Menaxheri i klubit gjerman, Martin Bader, ia ka hapur dyert mundësisë së vazhdimit të kontratës me futbollistin gjilanas. “Nëse Alberti e mban formën dhe është mirë fizikisht, ne mund ta imagjinojmë vazhdimin e kontratës me të”, u shpreh zyrtari i lartë i klubit nga Bundesliga.

Kontrata e Bunjakut me Nurnbergun skadon në verën e vitit 2013, por atë e ka siguruar edhe trajneri Dieter Hecking se llogarit në të edhe në të ardhmen. “Trajneri më ka thënë se nuk duhet të brengosem për këtë punë”, tha 28 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›