Bunjaku, lojtari i javës në Bundesliga
Shkëlqen në Bundesliga 1 futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, Albert Bunjaku, i cili luan në radhët e skuadrës së Nurenbergut. Sulmuesi 25-vjeçar u përzgjodh nga revista prestigjioze sportive gjermane "Kicker", si lojtari më mirë i javës së 9-të të Bundesligës. Bunajku nuk do ta harrojë kurrë ndeshjen e tij kundër Hertës së Berlinit, ku shqiptari nga Kosova shënoi dy nga tre golat e fitores së Nurembergut. "Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme për mua, në vitin e parë në Bundesligë, unë arrij të shënoj një dopjetë", komentonte dje ish-lojtari i Shafhauzenit në lidhje me paraqitjen e tij. Bunjaku u vlerësua me notën maksimale 1.0, që do të thotë "shkëlqyeshëm", sipas sistemit gjerman të vlerësimit të lojtarëve. Kosovari ka shënuar deri tani 3 gola në 5 ndeshjet ku është aktivizuar për Nurembergun.
A. M
A. M