E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë U-15 jashtë Olimpiadës Rinore

Kuqezinjtë U-15 jashtë Olimpiadës Rinore
Përfaqësuesja U-15 e drejtuar nga Sulejman Demollari dështon në miniturneun olimpik, të zhvilluar në Zvicër. Kuqezinjtë e vegjël janë mposhtur 2-1 në finale nga Mali i Zi, duke mos u kualifikuar në Lojërat Olimpike Rinore, "Singapor 2010". Edhe pse kanë luajtur për afro 70 minuta në superioritet numerik (ndeshjet në këto nivele zgjasin 80 minuta), pas kartonit të kuq të portierit malazez, Kordiç në të 12-n, 15-vjeçarët shqiptarë nuk arritën ta shfrytëzonin situatën. Ata e panë veten në dizavantazh në të 47-n, pas golit të Krstoviç, ndërsa 11 minuta më vonë sulmuesi i Malit të Zi dyfishoi shifrat. Rrjeta e lojtarit të Rodosit në Greqi, Franc Ymeralilaj në minutën e 68-të nuk ka mjaftuar që skuadra e Demollarit të përmbyste rezultatin dhe për rrjedhojë ajo detyrohet t‘i thotë lamtumirë ëndrrës për të marrë pjesë në Olimpiadën Rinore.

e. k.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›